Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

Turizmi malor në fokus, Rama ndan videon: Të promovojmë potencialin e Alpeve

Kryeministri Edi Rama ka promovuar Nikaj-Mërturin si një nga destinacionet më të veçanta të Alpeve Shqiptare, duke vlerësuar potencialin e tij turistik dhe mikpritjen që, sipas tij, ofron një përvojë unike për vizitorët. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), ka bërë bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor. Sipas Ramës, takimi synon të forcojë dialogun me aktorët lokalë, si një element kyç për promovimin e qëndrueshëm të Nikaj-Mërturit dhe për valorizimin e potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik. “Mirëmëngjes dhe me një thesar të Alpeve Shqiptare, siç është Nikaj-Mërturi, ku mikpritja krijon një përvojë speciale për...