Turi i diplomacisë parlamentare, Kryetari Peleshi në Estoni: Mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, forcim i partneritetit në NATO dhe bashkëpunimit parlamentar
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në vendet balltike, ku u prit në takime nga Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis, dhe Presidenti i Parlamentit estonez, Lauri Hussar. Në të dy takimet u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Estonisë, të mbështetura në vlera të përbashkëta demokratike, orientimin euroatlantik dhe angazhimin për paqen, sigurinë dhe unitetin europian. U theksua forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, në kuadër të Bashkimit Europian, NATO-s dhe organizatave të tjera shumëpalëshe. Gjatë takimit me Presidentin Alar Karis, Kryetari Peleshi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ai theksoi se Shqipëria është vendi kandidat me ritmin më të...
Burimi:
top-channel.tv