Tubimet për projektin në Zvërnec, reagon Berisha: Respektojmë të drejtën e qytetarëve për të protestuar, ne kemi agjendën tonë

Tubimet për projektin në Zvërnec, reagon Berisha: Respektojmë të drejtën e qytetarëve për të protestuar, ne kemi agjendën tonë

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për protestat e vazhdueshme për projektin në Zvërnec. Berisha u shpreh se PD e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar, ndërsa theksoi ne ata nuk janë të përfshirë politikisht në këto tubime. “E mbështesim të drejtën e qytetarit për protestë. Qëndrimi ynë është ky: ajo është një protestë, jo e thirrur nga PD. Nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD. Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë. Qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës. Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap që mund të krijojë debat të çfarëdollojshëm. Ne e respektojmë. Theksojmë se qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për...