Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, futet në polemikë me Ramën: Mos më jep leksione publike çfarë është nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, futet në polemikë me Ramën: Mos më jep leksione publike çfarë është nacionalizmi

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratës së partisë së re të Tsiprës, ELAS, për incidentet në zonën e Vlorës. Tsipras shprehet se u habit nga akuzat për retorikë nacionaliste dhe thekson se veprimtaria e tij politike, përpjekjet për paqe dhe bashkëpunim në rajon, si edhe Marrëveshja e Prespës , nuk i japin askujt të drejtën t’i mbajë leksione publike mbi nacionalizmin apo të majtën e shekullit XXI. Ai nënvizon se mbrojtja e të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë Minoritetin Kombëtar Grek në Shqipëri, nuk duhet të ngatërrohet me nacionalizmin. Sipas tij, forcat progresiste duhet të mbështesin gjithmonë shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave ligjore të çdo qytetari. Tsipras kujton...