Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

Zona e “Tregut Çam” do të ketë një transformim të infrastukturës publike, ku do të realizohet edhe rehabilitimi i fasadave të bizneseve me stil neoklasik, reklama të unifikuara dhe ndriçim dekorativ, duke i dhënë një identitet të ri estetik dhe funksional. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një inspektim në zonën e njohur si “Tregu Çam”, ku po vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për banorët dhe bizneset. Gjatë fjalës së saj, Ristani theksoi se, ndonëse bëhet fjalë për një zonë shumë qendrore të kryeqytetit, ajo ka vuajtur ndër vite nga mungesa të theksuara infrastrukturore, si pasojë e rrjetit të amortizuar dhe rritjes së kërkesës për shërbime. Ajo nënvizoi se një nga problemet më të mëdha, ai i kanalizimeve...