“Tre vende më poshtë në lirinë e medias”/ Zhupa: Dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien

“Tre vende më poshtë në lirinë e medias”/ Zhupa: Dëshmi e një qeverisje që nuk pranon llogaridhënien

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, duke iu referuar rënies së vendit me tre pozicione në renditjen e Reporterëve pa Kufij. Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa e cilëson këtë zhvillim si pasojë të drejtpërdrejtë të presionit politik ndaj gazetarëve dhe një modeli qeverisjeje që, sipas saj, synon të kontrollojë median. Ajo thekson se janë cenuar rëndë pavarësia editoriale dhe e drejta e qytetarëve për informim, ndërsa përmend si shembuj bllokimin e TikTok, gjuhën intimiduse ndaj gazetarëve dhe rastet e dhunës ndaj tyre gjatë protestave. Sipas Zhupës, këto fenomene tregojnë një rrëshqitje të rrezikshme të vendit drejt kufizimit të fjalës së lirë dhe dobësimit të standardeve demokratike. Postimi i plotë: Rënia me tre...