“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, deklaroi se Shqipëria është e gatshme të mbyllë edhe kapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se tre prej tyre ndodhen në fazën përmbyllëse. Gjatë një deklarate për mediat, Pirdeni u shpreh se qeveria shpreson që procesi i negociatave të vijojë me të njëjtin ritëm, ndërsa po merren masa për të garantuar që administrata publike të jetë e përgatitur për sfidat e integrimit. “Ne po marrim masat për të garantuar që trupa aktuale e administratës t’i përgjigjet kësaj sfide, por njëkohësisht kemi nisur një proces vlerësimi për të identifikuar nevojat që duhen adresuar. Ka fusha ku Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet administrative dhe ato zbatuese të legjislacionit, ndaj po analizojmë se ku...
Burimi:
javanews.al