Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

Tre investime energjetike në Alpe, Karakaçi: Përmirësojmë furnizimin për zonat turistike të veriut

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot investimin për ndërtimin e linjës 35 kV dhe nënstacionit elektrik në Bogë, një projekt që synon përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për zonën e Alpeve. Karakaçi bëri të ditur se investimi po realizohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), në bashkëpunim me FSHZH, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit dhe mbështetjen e zhvillimit të zonave turistike malore. “Ky është një investim në sistemin energjetik që i jep perspektivë furnizimit me energji elektrike të zonave turistike malore, si Razma, Reçi dhe Dedajt”, deklaroi ministri. Sipas tij, punimet kanë avancuar me ritme të shpejta dhe aktualisht është instaluar edhe shtylla e fundit e linjës së re. Projekti i ri që po zbatohet në...