Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka prezantuar një platformë të re që synon kalimin gradual të rrjeteve kabllore ajrore në infrastrukturë nëntokësore, duke i dhënë fund kaosit vizual dhe pasigurisë në zonat urbane. Gjatë një eventi të dedikuar, ministri nënvizoi se ky proces shënon një fazë të re zhvillimi për bashkitë, e cila lidhet ngushtë me përgatitjen e vendit për integrimin në Bashkimin Europian. Sipas ministrit Demo, ky projekt është pjesë e strategjisë “Rilindja 2.0”, e cila shumë shpejt do t’u prezantohet kryetarëve të bashkive dhe opinionit publik për të siguruar ndërhyrje të integruara dhe jo të veçuara. Ai u bëri thirrje autoriteteve vendore që të marrin rolin kryesor në këtë transformim, duke përgatitur projekte më cilësore për të përthithur sa më mirë fondet...