“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, një institucion në rrugën e transformimit sipas standardeve euroatlantike. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se më parë, ushtarakët ishin të nënvlerësuar, ndërsa sot për ta ka përkujdesje të veçantë. Rama shtoi se transformimi nuk ndalet. “Dukej sikur ushtria nuk ishte më e nevojshme, se do na mbronin të tjerët, ushtarakët, pavarësisht të gjithave, vazhdonin t’i shërbenin detyrës dhe atdheut. Është jetë që përpiqem ta parapërfytyroj. Askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, sepse detyra mund t’i dërgojë në fronte dhe situata të vështira. Kur shoh sot sesi ndryshon rritja dhe numri i vajzave...