“Trajtoi problemin e IBAR-it me breshëri akuzash ndaj opozitës”, Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Përfaqësues nga 27 vende të BE panë realitetin në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës, duke u shprehur se përfaqësuesit e 27 vendeve të BE-së kanë parë realitetin në Shqipëri. Berisha, duke u ndalur tek deklaratat e mëngjesit të kryesocialistit, u shpreh se Rama trajtoi problemin e IBAR-it me akuza ndaj opozitës. “Sot në monologun e mashtrimeve të dielës, Edi Rama pasi shkurtimisht u ndal në udhëtimin e tij pa fryt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë qindra mijëra euro me aeroplan të posaçëm, trajtoi gjerësisht problemin e IBAR-it me një breshëri akuzash kundër opozitës. Së pari, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se në atë raport të miratuar me datën 21 maj, opozita nuk ka shkruajtur asnjë fjalë. Por nga ana tjetër, dua të theksoj se ai raport...
Burimi:
top-channel.tv