Topi ironizon rizgjedhjen e Berishës: Më vjen keq që nuk e përjetova harenë e fishekzjarreve…
Ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha u rikonfirmua në krye të partisë, duke ndaluar kandidimin e të tjerëve. Topi ironizoi Berishën dhe fishekzjarret që shpërthyen në seli, pas garës që Berisha zhvilloi me veten. “I jam përgjigjur ftesës me respekt ndaj emisionit, pasi sinqerisht nuk do të kisha dëshirën më të vogël të rikthehesha për të komentuar profilin e kryetarit të përjetshëm të Partisë Demokratike. Gjithsesi jam këtu në respekt të komunikimit me ju, median, publikun. Me vjen keq që nuk kam përjetuar këto momente hareje, fishekzjarresh. Një emocion i veçantë. Lumë ai që i ka parë live… Më pyetët si e keni përjetuar, në...
Burimi:
javanews.al