Tjetër reagim nga Rama: Kalimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhonte kjo protestë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të protestës kryesisht para Parlamentit, duke theksuar se kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë kjo protestë. “Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit ”, shkruan kryeministri Rama. Reagimi i kryeministrit Rama vjen pas protestës së zhvilluar ditën e sotme para Parlamentit ku protestuesit u përplasën fizikisht me policinë, gjë e cila u arrestua me arrestime dhe përdorim të gazit lotsjellës. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se morën trajtim mjekësor 16 persona, mes tyre 14...
Burimi:
javanews.al