Tirana “zien” nga protesta, Rama nga Vlora nënshkruan bashkëpunimin midis dy kompanive
Nënshkruhet sot Memorandumi i Bashkëpunimit mes kompanisë së industrisë detare Fincantieri, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare. Një hap me rëndësi në përgatitjen e brezit të ri të specialistëve shqiptarë që do të mbështesin rritjen e qendrës së re industriale detare në Pashaliman, teksa forcon më tej partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë ceremoni fjalën e tij e mbajti edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se nga sot industria ushtarake nis një fazë të re të modernizimit dhe rritjes së kapacitetit të Forcave të Armatosura. “Faleminderit të gjithëve për praninë tuaj këtu! Një histori e re nis për bazën e Pashalimanit. Jemi me...
Burimi:
ntv.al