Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

Samiti i parë për Ukrainë u mbajt më 28 shkurt 2024, kur liderët e Europës Juglindore dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përcollën një mesazh të përbashkët mbështetjeje për përballë agresionit rus. Dy vite më pas, Tirana rikthehet sërish në qendër të diplomacisë rajonale, këtë herë në nivel ministrash të Jashtëm, për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta që lidhen me sigurinë europiane, kërcënimet hibride, dezinformimin, sigurinë energjetike dhe pasojat ekonomike të luftës. Përmes një postimi në X, Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, pas takimit me homologun e tij të Ukrainës, tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë vendin që po përballet me një agresin 4-vjeçar në mënyrë të palëkundur. “Me kënaqësi pata një shkëmbim të frytshëm dhe thelbësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës,...