Tirana mirëpriti Kongresin Botëror të Ligjit, Rama në “Flasim”: Besnik ndaj vendimit historik për të ndarë politikën nga drejtësia

Tirana mirëpriti Kongresin Botëror të Ligjit, Rama në “Flasim”: Besnik ndaj vendimit historik për të ndarë politikën nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin “Flasim” për Kongresin Botëror të Ligjit që u mbajt në Tiranë gjatë kësaj jave. Rama u shpreh se “Kongresi Botëror i Ligjit që nuk do të vinte kurrë në Shqipërinë e deri disa vite më parë sepse nuk do të kishte asnjë mundësi të fliste dhe të referonte nga ky vend për sundimin e ligjit”. “Javën që po lëmë pas, Tirana mirëpriti sesionin hapës, preludin e Kongresit Botëror të Ligjit, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e shtetit të së drejtës që vjen në Shqipëri dhe për të cilën Shqipëria bëhet mikpritëse.  Diçka e paimagjinueshme deri disa vite më parë, sepse kjo nuk është thjesht një ngjarje për turizmin, kjo nuk është thjesht një ngjarje...