Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, Cremadez: Shqipëria shembull harmonie dhe transformimi drejt BE-së

Tirana mirëpret Kongresin Botëror të Ligjit, Cremadez: Shqipëria shembull harmonie dhe transformimi drejt BE-së

Ka nisur në Tiranë sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje ndërkombëtare që pritet të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitete të rëndësishme të drejtësisë dhe politikës globale. Presidenti i Shoqatës Botërore të Ligjit dhe Fondacionit Botëror të Ligjit, Javier Cremades, gjatë fjalës së tij foli për sfidat që po kalojnë demokracitë moderne dhe rrezikun e depërtimit të autokracisë në sistemet demokratike. Ai deklaroi se bota sot po përballet me një realitet më kompleks duke theksuar se “autokracia po penetron në demokraci”, ndërsa sistemet demokratike po bëhen gjithnjë e më disfunksionale dhe të paqëndrueshme. “Kemi parë që ka qenë një botë e rrezikshme e ndarë nga një perde e hekurt që nga njëra ishte totalitarizmi dhe ju e dini shumë se në...