“Tirana me ‘regjim të posaçëm’, bashkim të Prrenjasit me Librazhdin”, deputetja e PS flet për ndryshimet e “Territoriales”
Reforma e re territoriale pritet të sjellë vetëm ndryshime të lehta dhe jo drastike, me qëllim rritjen e performancës dhe vendimmarrjes së bashkive me nivel të ulët efikasiteti. E ftuar në emisionin “NewsRoom”, deputetja e PS-së, Aulona Bylykbashi, bëri me dije se po diskutohet bashkimi i Prrenjasit me Librazhdin, por vendimmarrja e përbashkët do të zyrtarizohet të enjten. Ndërkohë, njësitë administrative do të fuqizohen duke marrë më shumë kompetenca. Për sa i përket kryeqytetit, Bylykbashi theksoi se Tirana, si modeli i vendit, do të trajtohet përmes një projekti dhe vëmendjeje të veçantë. “Do të kalojmë në vlerësimin dhe në një rishikim të të gjitha funksioneve. Është një opsion që po diskutohet për bashkimin e Prrenjasit me Librazhdin, plotësojnë të gjitha kriteret. Megjithatë duhet të presin...
Burimi:
javanews.al