Ti vetëm ik!

Ti vetëm ik!

Ti vetëm ik! Nga Irena Beqiraj Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional që e ke përhapur në çdo qelizë. Ti vetëm ik të shpëtojmë nga pushtimi i injorancës së Zeqinësë edhe Sarës, të cilat i ke ngritur në argument. Ti vetëm ik, të shpëtojmë nga shkretëtirizimi i vendit, i cili, pavarësisht se është i bekuar nga natyra e bukur, klima edhe burimet natyrore, u mallkua nga shpura jote përtace, shfrytëzuese e pa vizion. Por ti nuk ikën dot, të ka mbytur etja për pushtetin. Je sëmurur rëndë nga ky ves i poshtër. Dhe, si çdo i varur, me kalimin e kohës, zhytesh gjithnjë e më thellë. Je i nervozuar, i pështjelluar,...