“Ti jeton në “Kopshtin e Edenit” si faraonët”/ 4.2 mln euro për koncertin, Malaj-Ramës: Kujdes nga mallkimi me shpirt
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatin për pagesën prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West në Tiranë. Malaj ka ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e shpenzimeve publike, duke e vendosur këtë vendim përballë problematikave sociale dhe ekonomike me të cilat përballen qytetarët shqiptarë. Në reagimin e tij, ish-ministri socialist kritikon modelin e promovimit të vendit përmes spektakleve të kushtueshme, ndërsa përmend një sërë problematikash që, sipas tij, lidhen me arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria. Ai thekson se fama ndërkombëtare nuk blihet, por ndërtohet përmes vlerave, talenteve dhe rezultateve të një vendi. Postimi i plotë: Fama globale??? Nuk jemi ne epokën e gurit.Ndoshta të mbretërve kryeministrorë, po. Jemi në periudhën...
Burimi:
sot.com.al