“Thonjtë e politikës së dështimit po dalin në pah”, Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

“Thonjtë e politikës së dështimit po dalin në pah”, Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara para Kuvendit gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte, duke akuzuar kundërshtarët politikë se po e shndërrojnë protestën në një skenar dhune dhe konflikti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se protesta, e cila sipas tij në fillim kishte karakter qytetar dhe atdhetar, tashmë është zëvendësuar nga “filmi i vjetër i konfliktit”. “Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama. Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas incidenteve të ndodhura jashtë godinës së Kuvendit, ku gjatë protestës u shënuan momente tensioni...