“Thanë negociatat u bllokuan”, Rama: U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre
Pasi Shqipëria mori një ditë më parë dritën jeshile nga Brukseli për fazën përmbyllëse të anëtarësimit në BE, kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetet sociale. Duke iu përgjigjur kritikëve të qeverisë dhe opozitës, Rama thekson se Shqipëria ka fituar sërish dhe se procesi i integrimit europian po ecën me sukses. “Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje. Humbën përsëri. Dhe...
Burimi:
opinion.al