Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka reaguar ndaj deklaratave publike të sportistit David Nikolli, i cili një ditë më parë tha se është hequr nga puna pas protestës madhështore që u zhvillua dje në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një postim në rrjetet sociale, ministria i quan të pabazuara dhe të pavërteta, këto pretendime dhe thekson se Nikolli nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në administratën shtetërore apo në ndonjë institucion publik në Shqipëri. Në reagim thuhet gjithashtu se sportisti jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali prej vitesh, ndërsa ka përfituar mbështetje financiare nga shteti shqiptar në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë gjatë viteve 2024-2026. Ministria sqaron se Klubi Sportiv Partizani nuk e ka përjashtuar sportistin, por...
Burimi:
javanews.al