“Territorialja” vijon dëgjesat! Tensione dhe debate në komision, Boçi-Maznikut: S’jemi për të bërë shou

“Territorialja” vijon dëgjesat! Tensione dhe debate në komision, Boçi-Maznikut: S’jemi për të bërë shou

luciano boci-arber mazniku TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale-Administrative është mbledhur sot në seancë për dëgjimet me drejtues të pushtetit lokal, pas takimeve të nisura me qytetarët në disa qarqe. Sot në seancë janë thirrur kryetarët e Bashkive të qarqeve të Elbasanit, Durrësit dhe Kukësit, për të diskutuar mbi ndarjen e re territoriale. Që në fillim të mbledhjes, dy bashkëkryetarët shprehën qëndrime të kundërta. Demokratët kërkojnë rritjen e numrit të bashkive, duke konsideruar të dështuar reformën e vitit 2014, ndërsa socialistët mbështesin konsolidimin e bashkive ekzistuese, duke parashikuar edhe uljen e numrit të tyre. Mbledhja u tensionua ndërkohë që debatet mes anëtarëve dhe të ftuarve bënë që të devijohej nga rendi i ditës. Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi, ndërpreu një prej të ftuarve, duke kërkuar që...