“Territorialja” në Vlorë! Debate PS-PD, Mazniku: T’i bëjmë bashkitë më efikase. Boçi: Mezi paguajnë pagat

“Territorialja” në Vlorë! Debate PS-PD, Mazniku: T’i bëjmë bashkitë më efikase. Boçi: Mezi paguajnë pagat

Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi VLORË-Sot në Vlorë u zhvillua mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale Arbjan Mazniku gjatë dëgjesave në qytetin e Vlorës ka deklaruar se kjo reformë do të impaktojë në mënyrën se si Shqipëria do të zhvillohet në 30-40 vitet e ardhshme. Ai nënvizoi nevojën për të marrë parasysh ndjeshmëritë territoriale dhe objektivin e përmbylljes së negociatave me Bashkimin Europian në vitin 2027. Arbjan Mazniku: Për të bërë një reformë që të impaktojë në mënyrën se si Shqipëria do të zhvillohet në 30-40 vitet e ardhshme. Sot jemi një vit larg zgjedhjeve vendore. Mund të bëjmë një reformë territoriale para zgjedhjeve dhe bashkitë futen me një sitetm të ri, me kompetenca të reja dhe mundësi...