Territorialja, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat

Territorialja, Klosi kundër bashkimit me Matin, këshilltarët: Do të ndjekim rrugën ligjore dhe protestat

Këshilli Bashkiak i Klosit u mblodh të enjten për të diskutuar mbi propozimin e mazhorancës socialiste për reformën territoriale e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonësGjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave. Në mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri të ditur se projekt-propozimi i reformës ka mbërritur në bashki dy ditë më parë. Ajo sqaroi se dokumenti parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik, gjatë së cilës do të zhvillohen dëgjesa me qytetarët në të...