Tensionohet situata, policia bllokon protestuesit me gaz dhe ujë

Tensionohet situata, policia bllokon protestuesit me gaz dhe ujë

Tensionohet situata, policia bllokon protestuesit me gaz dhe ujë Është tensionuar situata në protestën e thirrur këtë pasdite nga Partia Demokratike. Protestuesit pasi mbyllën fjalimet para Kryeministrisë, janë drejtuar drejt Ministrisë së Brendshme, por forca të shumta policie kanë bllokuar marshimin e tyre duke i spërkatur me ujë. Protestuesit kanë hedhur molotv në kundërpërgjigje, ndërsa efektivët i kanë bllokuar me gaz lotsjellës dhe ujë, për ti shpërndarë dhe kthyer pas. Sakaq raportohet se rrugët kryesore në kryeqytet janë bllokuar si pasojë e opozitës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.