Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Mbeturina sociale dhe politike
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka sulmuar protestuaesit në fjalën e tij për mediat pas daljes nga seanca plenare. Teksa protestuesit tentuan të ndalojnë dhe hyrje-daljet e deputetëve me anë të goditjeve me vezë dhe shishe, Balla i quajti ata një grup mbeturinash sociale dhe politike. “Sikur kanë ata të drejtë të protestojnë edhe ne kemi të dejtë të votojmë ligjet, të bëjmë detyrën që na kanë votuar njerëzit. Janë 856 mijë e 177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar. Një kontratë që nuk e luan as topi, kontratën e PS-së me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë e në këto 13 vite të qeverisjes tonë, në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike...
Burimi:
ntv.al