Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me situatën e krijuar para Parlamentit, ku protestuesit u përplasën me policinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se kanë urdhëruar që të ushtrohet dhunë ndaj protestuesve. “Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh, skenat e dhunës shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin. Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur. Partia Demokratike deklaron se me këto akte, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, shpërfaqin para shqiptarëve moralin dhe fytyrën e tyre kriminale të vërtetë. Dëshmuan se...
Burimi:
javanews.al