Tensionet në protestë/ Berisha: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha dënoi ashpër ndërhyrjen e policisë, duke e cilësuar atë si “egërsi shtazore”, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve të shoqëruar nga uniformat blu. “Egërsi shtazore! Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen. Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo...
Burimi:
ntv.al