Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbërritur para Parlamentit për t’iu bashkuar protestuesve, por është pritur me një klimë tejet tensionuese. Sapo është vënë re prania e tij, turma i ka kërkuar të largohet nga protesta. Madje ndaj Lapajt janë hedhur edhe fyerje të rënda. Protestuesit i kanë kërkuar prerazi Lapajt të largohet menjëherë nga tubimi, duke mos e pranuar praninë e tij në shesh. Kjo ka bërë që kreu i Shqipëria Bëhet të mënjanohet nga protesta.
Burimi:
javanews.al