Tensione në Komision, Xhafaj përplaset me Shabanin: Ndrysho gjuhën se po flet si kryetar partie…
Mbledhja e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua me debate mes kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit mbi nivelin e zbatimit të rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit. Shabani deklaroi se vetëm një pjesë e rekomandimeve të adresuara ndaj institucioneve shtetërore janë zbatuar, duke shprehur shqetësim për këtë situatë. “Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur me këtë performancë, unë nuk jam”, u shpreh Shabani gjatë mbledhjes. Deklarata solli reagimin e kryetarit të Komisionit, Fatmir Xhafaj, i cili i kërkoi Avokatit të Popullit të ndryshonte gjuhën e komunikimit, duke e akuzuar se po përdorte një qasje politike. “Me çfarë jemi të kënaqur...
Burimi:
javanews.al