“Teknologjia e re ka sjellë lehtësime”, Rama: Do të reformojmë Agjencinë e Kadastrës
Tirana ka mirëpritur një konferencë rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian. Në konferencën rajonale, që u mbajt në Tiranë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pas sinjalit jeshil të “IBAR” tashmë vendi po hyn në fazën e mbylljes së tyre. Kreu i qeverisë nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së piketave mbyllëse, përfshirë kapitullin 23, ku bën pjesë edhe e drejta e pronës. Ai u shpreh se teknologjia e re ka sjellë lehtësime të mëdha dhe ka ndihmuar në modernizimin e proceseve shtetërore. Duke folur për çështjen e pronave, Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar një proces shumë kompleks gjatë...
Burimi:
javanews.al