Tedi Blushi: Rama luftën nuk e ka me Goxhajn, por me Kosovën dhe patriotët shqiptarë

Tedi Blushi: Rama luftën nuk e ka me Goxhajn, por me Kosovën dhe patriotët shqiptarë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe njerazi deputeti Tedi Blushi ka reaguar me tone të ashpra ndaj Kryeministrit Edi Rama, pas debatit publik të këtij të fundit me Dritan Goxhaj. Në një postim në Facebook, Blushi pretendon se sulmi i Ramës nuk lidhet me një individ të vetëm, por me qëndrime që ai i konsideron të lidhura me çështjen kombëtare dhe Kosovën. Postimi i plotë: Edi Rama nuk e ka konfliktin me Dritan Goxhajn. Ai e ka inatin me Kosovën, me interesin kombëtar, me të gjithë shqiptarët patriotë dhe me këdo që nuk pajtohet dhe as i nënshtrohet politikës së tij të verbër antikombëtare të vasalitetit ndaj Beogradit dhe gjithë armiqve të Shqipërisë. Nuk ishte Dritan Goxhaj ai që mbështeti projektin e rrezikshëm...