Tedi Blushi denoncon në Parlamentin Evropian mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Së Lirisë ka denoncuar në Parlamentin Evropian mungesën e hetimeve reale për vjedhjen e fondeve IPARD nga zyrtarët e qeverisë së Edi Ramës. Blushi: Hajdutëria e Edi Ramës nuk shtrihet vetëm te taksat e shqiptarëve, por ai po vjedh edhe taksat e europianëve. Prej tre vitesh fermerët shqiptarë po penalizohen nga ndihmat europiane për shkak se fondet IPARD përfunduan te inceneratorët dhe grupet kriminale. Në Greqi për abuzime me fondet u arrestuan rreth 30 zyrtarë dhe u sekuestruan miliona euro, në Shqipëri asnjë të arrestuar. Në Kuvend kërkesa e PL për llogaridhenie nga Ministri i Bujqësise u refuzua. Asnjë hetim administrativ nga qeveria, sepse zbardhja e vjedhjes së fondeve IPARD con te Edi Rama. U hodh poshtë kërkesa për interpelancë...
Burimi:
syri.net