‘Të shfuqizohet ligji për Zonat e Mbrojtura’, Zhupa: I kthen ato në hapësira për investime strategjike sipas interesave private
Deputetja e PD, Ina Zhupa nga kryesia e Kuvendit kërkoi shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit për Zonat e Mbrojtura. Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se ky ligj i miratuar vetëm me votat e mazhorancës, përbën një nga ndërhyrjet më problematike ligjore ndaj mbrojtjes së mjedisit, trashëgimisë natyrore dhe interesit publik në Republikën e Shqipërisë. Sipas ligjvënëses demokrate, ligji ka cenuar rëndë parimet kushtetuese të mbrojtjes së mjedisit dhe ka hapur rrugën për zhvillime intensive ndërtimore e turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes mjedisore, ndërsa është kundërshtuar edhe nga BE, e cila përmes raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. ‘Ky ligj...
Burimi:
syri.net