“Të hiqet Garda”/ Peleshi i përgjigjet shqetësimit të Vokshit dhe Bardhit: Mos krijoni stuhi në gotë, keni lirinë e plotë në Kuvend

“Të hiqet Garda”/ Peleshi i përgjigjet shqetësimit të Vokshit dhe Bardhit: Mos krijoni stuhi në gotë, keni lirinë e plotë në Kuvend

Dy deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi, janë përplasur gjatë seancës plenare me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin për Gardën, që sipas tyre pengon deputetët të marrin shërbimet e duhura në Kuvend. Sipas Vokshit, ajo nuk ishte lejuar të merrte informacione në sekretari për shkak të Gardës që e pengonte, shqetësim që e ndau edhe Bardhi. Nga ana tjetër, Peleshi u shpreh se ata kanë lirinë të shkojnë në çdo cep të Kuvendit dhe kjo nuk qëndron. Pjesë nga debati:  Vokshi: Pak më parë tentova të shkoja te sekretaria e seancës për të bërë një pyetje, por nuk u lejova se aty keni vënë një punonjës të Gardës. Ne nuk lejohemi që të shkojmë as te sekretaria të flasim për ndonjë projektligj. Nga...