“Të gjithë të barabartë”/ Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse…

“Të gjithë të barabartë”/ Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse…

Kreu i SPAK, Klodian Braho, është pyetur në Komisionin për Nismat Qytetare nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të shtyrë deri në muajin shtator dërgimin në Kuvend të kërkesës për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Pyetja ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme u bë nga deputetja demokrate Elda Hoti, e cila kërkoi informacion lidhur me arsyet e shtyrjes së procedurës përpara Kuvendit. Çështja lidhet me kërkesën që SPAK pritet t’i drejtojë Kuvendit për autorizimin e procedimit ndaj Belinda Ballukut, ndërsa kjo çështje ka shkaktuar përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës. Elda Hoti: A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë të paktën deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku. Si i garantoni qytetarët se SPAK zbaton të njëjtin standard...