Të gjithë ‘qelbësirat’ kundër Berishës

Të gjithë ‘qelbësirat’ kundër Berishës

Të gjithë ‘qelbësirat’ kundër Berishës Nga Tritan Shehu/ Përdora këtë term jo etik sepse mu kujtua një shprehje e dikurshme, kur u bëhej thirrje “të gjithë qelbësirave” për të rrëzuar PD e Berishën. Dhe sot përsëri të gjitha “shigjetat” janë drejtuar kundër Berishës, por kësaj radhe në emër të “shpëtimit“ të PD Është formuar kështu një amallgan artificial, i çuditshëm, që në çdo media dëgjon vetëm një refren: -Të largojmë Berishën për “të shpëtuar” demokracinë! Jo të largojmë Ramën, Rilindjen, këtë maxhorance, që veçse po trash zullumin. Fajin e paska Berisha, PD, për keq qeverisjen, korrupsionin, trafiqet etj, etj pa fund. Dhe kjo thirje histerike amplifikohet e amplifikohet edhe nga altoparlantë të ndryshëm, që veçse të djathtën nuk e duan të egzistojë, që PD veçse...