Te enjten seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, ja çështjet që pritet të diskutohen

Te enjten seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, ja çështjet që pritet të diskutohen

Seanca plenare që do të zhvillohet të enjten e 21 majit pritet të jetë e tejmbushur me interpelanca. Plot 10 të tilla. Në drejtim të kryeministrit Edi Rama janë kërkuar 2 interpelanca, një nga Partia Demokratike dhe tjetra nga deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. PD kërkon nga Rama një përgjigje mbi situatën demografike të Shqipërisë sipas të dhënave që disponon qeveria, duke ngritur shqetësimin e emigrimit të shqiptarëve. Ndërsa Partia Mundësia kërkon nga kreu i qeverisë shpjegime për ndryshimet në funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare (DSHQ), duke i dhënë kësaj të fundit të drejtën për të negociuar dhe lidhur kontrata me kompani ajrore, rrjete hoteliere dhe agjenci udhëtimi nën klauzola konfidencialiteti. Më së shumti, interpelanca janë kërkuar nga opozita me...