“Tani në protestë do jetë slogani ‘Berisha në Uashington’”, Balla pas deklaratës së Këlliçit: Merrni njëherë konfirmim zyrtar për heqjen e non gratës… kot lodheni

“Tani në protestë do jetë slogani ‘Berisha në Uashington’”, Balla pas deklaratës së Këlliçit: Merrni njëherë konfirmim zyrtar për heqjen e non gratës… kot lodheni

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i tërhoqi vëmendjen mazhorancës sot në Kuvend, teksa u shpreh se nuk sjellin asnjë projektligj në Kuvend duke dashur kështu që të bllokojnë opozitën që të flasë për protestën që po mbahet ditët e fundit në vend. Ai u ndal edhe te deklarata e Berishës kur tha se i është hequr non grata nga SHBA, duke thënë se tani në protestë nuk do të jetë më slogani “Berisha në burg”, por “Berisha në Uashington”. “Sot është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për PD. Një padrejtësi e madhe që ka rënë mbi këtë Kuvend dhe gjithë popullin shqiptar, jo vetëm mbi PD… vini këtu dhe nuk sillni asnjë projektligj, kjo u bë për t’i hequr mundësinë...