“Tani është koha kur bie fasada”/ Kushtet BE-së, deputeti Ndoja: Realiteti është shumë më i ndërlikuar që lihet në hije
Në një kohë kur qeveria shqiptare po feston si një sukses të padiskutueshëm hapjen e grup-kapitujve të parë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duket se realiteti është shumë më i ndërlikuar dhe i mbushur me detyra sfiduese që lihen në hije. Deputeti demokrat Arjan Ndoja i ftuar ne nje studio televizive, tha se procesi i integrimit, veçanërisht ai i njohur si ‘Cluster 1’ që përfshin sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe sigurinë publike, po përballet me një ngërç të madh: përkthimi dhe miratimi i ligjeve nuk mjafton. Aktualisht, Shqipëria ka në proces rreth 28 ligje për të përafruar legjislacionin me atë të BE-së. Megjithatë, kritika thelbësore mbetet se këto ligje po i paraprijnë me forcë zhvillimit social të vendit, në vend që të ishin...
Burimi:
sot.com.al