Takimi me të rinjtë në Gjirokastër, Rama: Rrisim investimet për startup-et, shkollat do të pajisen me laboratorë smart

Takimi me të rinjtë në Gjirokastër, Rama: Rrisim investimet për startup-et, shkollat do të pajisen me laboratorë smart

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër për të folur mbi teknologjinë dhe risitë e saj, si dhe mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve, për të cilin qeveria do të rrisë financimin. “Fakti që dy shkolla të Gjirokastrës morën çmim në Festivalin Kombëtar të Inovacionit flet vetë. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se inovacioni ndryshon çdo orë dhe asgjë që kemi bërë deri sot në mëngjes nuk mjafton me çfarë duhet bërë deri sot në darkë, në kuptimin për të investuar më shumë energji, forca, por edhe financa. Kemi pasur rrugë jo të letë në këtë aspekt, por janë hapur disa shtigje, që po rrihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Me programin...