Takimi me drejtuesit e PS, Rama porosit të tijët: Rrini pranë qytetarëve, jemi në një luftë dixhitale

Takimi me drejtuesit e PS, Rama porosit të tijët: Rrini pranë qytetarëve, jemi në një luftë dixhitale

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të mërkure, një takim rreth 60-minutësh me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar në selinë e Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar përfaqësuesve socialistë dhe deputetëve të intensifikojnë praninë e tyre në terren, me qëllim dëgjimin nga afër të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve. Sipas burimeve, Rama ka theksuar gjithashtu rëndësinë e funksionimit të vazhdueshëm të zyrave të deputetëve, duke kërkuar që ato të jenë të hapura për pritjen e qytetarëve dhe adresimin e kërkesave të tyre. Duke iu referuar protestave qytetare që po zhvillohen prej 24 ditësh radhazi në Tiranë, Rama ka deklaruar: “Ndodhem në një luftë dixhitale.” Duhet theksuar se në mbledhjet e mëparshme të Partisë Socialiste, vëmendja është përqendruar kryesisht te...