Tajani: Shqipëria është gati për në BE

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi janë gati për t’u anëtarësuar në familjen evropiane. “Sigurisht, Shqipëria dhe Mali i Zi janë gati, por ne duam t’i ndihmojmë edhe vendet e tjera që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ky objektiv është një përparësi politike për Italinë.“ Si kontribut të Italisë, Tajani përmend rolin që po luan Guardia di Finanza. “Duhet që të luftojmë kundër korrupsionit. Guardia di Finanza po punon shumë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Në BE do të duhet të pranohet më parë Ballkani Perëndimor dhe pastaj Ukraina dhe Moldavia. Për Italinë kjo është shumë e rëndësishme. Jemi në favor që Ukraina dhe Moldavia të jenë anëtare të Bashkimit Evropian,...