Tabaku takohet me përfaqësuesin e OSBE-së: Shqipëria në moment kritik, liria e medias kusht themelor për demokracinë
Situata e medias në vend, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, pavarësia editoriale dhe politike e medias, si dhe roli i medias publike në luftën kundër dezinformimit, ishin disa prej temave të diskutuara dje mes kryetares së Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut dhe deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, dhe Ambasadorit Jan Braathu, Përfaqësues i OSBE-së për Lirinë e Medias, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment kritik për lirinë e medias dhe se besimi i publikut ndaj medias dhe gazetarëve po bie për shkak të presioneve, mungesës së transparencës dhe kapjes politike. Ajo nënvizoi angazhimin e saj për ligjin e ri për median dhe AMA-n, si edhe për reformimin e bordeve të RTSH dhe...
Burimi:
sot.com.al