Tabaku: Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi një ekonomi të ngritur mbi privilegjin, klientelizmin dhe pandëshkueshmërinë

Tabaku: Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi një ekonomi të ngritur mbi privilegjin, klientelizmin dhe pandëshkueshmërinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një analizë në rrjetet sociale mbi situatën ekonomike në vend, duke e lidhur protestën qytetare të javëve të fundit me atë që e cilëson si një model ekonomik të dështuar, të ndërtuar mbi privilegjet, klientelizmin dhe kapjen e shtetit. Sipas Tabakut, prej tre javësh mijëra qytetarë kanë dalë në protestë kundër një sistemi që, sipas saj, ka zhvlerësuar punën dhe të ardhurat e shqiptarëve, ndërsa ka favorizuar pasurimin e një pakice të lidhur me pushtetin. Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se ky sistem ka autorë të qartë politikë. “Ideatori është kryeministri. Aparati janë ministrat. Ndërsa shumica socialiste në Kuvend ka pranuar rolin e noterit politik të këtij modeli,” shkruan ajo.Deputetja e PD-së kërkon që, krahas...