Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish për situatën e pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se rritja ekonomike e propaganduar nga qeveria nuk po shkon te qytetarët, por po përqendrohet te një pakicë e privilegjuar. Sipas Tabakut, pensionistët janë prova më e qartë se ekonomia shqiptare nuk po prodhon mirëqenie për shumicën. “Qeveria pretendon se nga viti 2021 deri në vitin 2025 ekonomia është zgjeruar me mbi 24%. Por gjatë së njëjtës periudhë pensionet nuk kanë ndjekur rritjen ekonomike, ndërsa çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur vazhdimisht. Pyetja është e thjeshtë: kush përfiton nga kjo rritje ekonomike?”, shkruan Tabaku. Ajo thekson se sot 27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet drejt kufirit të varfërisë ekstreme, ndërsa pensioni mesatar i pensionistëve të rinj ka rënë...
Burimi:
javanews.al