Tabaku pas vizitës në Gjermani: Integrimi kërkon reforma reale dhe vullnet politik, jo propagandë.
Pas një vizite tre ditore në Gjermani, ku zhvilloi takime në Kancelarinë gjermane, Ministrinë e Jashtme, Bundestag, dhomat e tregtisë dhe organizata të shoqërisë civile, Jorida Tabaku deklaroi se në të gjitha diskutimet ishte e qartë se procesi i integrimit nuk shihet më si një procedurë teknike, por si një test real për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracisë. Tabaku theksoi se propozimi i kancelarit Friedrich Merz për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor është vazhdimësi e vizionit të nisur nga Angela Merkel me Procesin e Berlinit dhe bazohet tek parimi i meritës. “Ky është një proces merite. Kush realizon reforma ecën përpara, si Mali i Zi. Kush nuk i realizon ato, mbetet në vendnumëro,” deklaroi ajo. Deputetja demokrate nënvizoi gjithashtu se integrimi kërkon...
Burimi:
vizionplus.tv