Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet
Ndërsa Shqipëria vijon procesin e hapjes së grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngre shqetësimin për mungesën e përgatitjes së bizneseve shqiptare për përballjen me tregun dhe standardet europiane. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku kërkon hartimin e planeve të qarta të tranzicionit për çdo sektor, financim real për përshtatjen e bizneseve me standardet europiane, asistencë teknike dhe garantimin e konkurrencës së ndershme. Sipas saj, anëtarësimi duhet të shoqërohet me ekonomi më të fortë dhe biznese të afta për të prodhuar, eksportuar dhe konkurruar. Ajo kritikon mungesën e konsultimit të vazhdueshëm me biznesin, transparencës për secilin sektor dhe një kalendari të qartë të detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit. Postimi i plotë: Integrimi europian nuk është një fotografi...
Burimi:
javanews.al